Sherbimet

Dasma
Ngjarjet e bukura kurrë nuk zgjasin shumë, mirëpo kujtimet mbesin përgjithmonë! Në traditën shqiptare, dasma është një prej ngjarjeve më të rëndësishme dhe më të veçanta për secilën familje. Një rast kaq madhështor për çdokë meriton të mbahet mend dhe të përjetohet në çdo kohë përmes pamjeve më speciale dhe momenteve më të bukura.

Qëllimi i MProduction është që të kapë magjinë e këtyre kujtimeve përgjithmonë përmes xhirimit të dasmës suaj. Pakot tona janë të dedikuara për të gjitha llojet e dasmave dhe të përshtatura për buxhete të ndryshme. Me stafin e saj me përvojë të gjatë në prodhimin e videove në tregun vendor, rajonal si dhe atë ndërkombëtar, në MProduction ju do të gjeni partnerin e duhur në ditën tuaj më të veçantë!


Evente
Prej përvjetorëve, ngjarjeve familjare dhe eventeve tjera me rëndësi për ju, MProduction ofron pako sipas kërkesës suaj. Na kontaktoni për më shumë detaje!


Konferenca
Për klientët e biznesit dhe organizatat e ndryshme, MProduction ofron pako të posaçme për xhirimin e konferencave, përvjetorëve të kompanive dhe eventeve tjera më të veçanta për këtë klientelë.